8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Man Utd ofron 100 milionë për Rice

- Advertisement -

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka vendosur një tjetër lojtar si prioritet kryesor në merkato. Ai është kapiteni i West Ham, Declan Rice, për të cilin klubi i “djajve të kuq” është gati të paguajë 100 milionë paund.

Sipas The Sun, 22-vjeçari anglez do të largohet nga West Ham nëse ekipi nuk arrin dot të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Kështu Rangnick po mendon të përfitojë nga situata e shkaktuar te West Ham dhe me një çmim të tillë, klubi nuk mund ta refuzojë.

Për këtë situatë reagoi dhe vetë David Moyes, i cili u shpreh optimist për qëndrimin e Rajs deri në fund të kontratës së tij.

“Ne do ta mbajmë Declan deri sa të kemi mundësi dhe nuk kemi ende ndërmend ta shesim. Në përgjithësi ai është duke bërë një punë shumë të mirë me skuadrën. Nëse ai vazhdon të drejtojë ekipin në këtë mënyrë do tërheqë dhe lojtarë të tjerë të vijnë të luajnë me të” u shpreh Moyes.

Në garë për Rice është gjithashtu edhe Chelsea dhe Manchester City, por Manchester United është gati që në javët e ardhshme të fillojnë bisedimet për të siguruar kartonin e mesfushorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit