Pavarësisht se çfarë bën Manchester United në javët e fundit, ky sezon do të jetë më i keqi i tyre në historinë e Premier League.
Man Utd pësoi disfarë 4-1 në Newcastle të dielën dhe tani gjendet në pozitën e 14-të në renditje me 38 pikë me gjashtë ndeshje të mbetura për të luajtur.
United ka fituar një herë në pesë ndeshjet e fundit të ligës, me fitoren e vetme kundër pretendentëve për rënie, Leicester City, shkruan Klankosova.tv
Pas rezultatit kundër Newcastle, United do të grumbullojë numrin më të paktë të pikëve ndonjëherë në Premier League.
Edhe nëse fitojnë ndeshjet e tyre të fundit – Wolves, Bournemouth, Brentford, West Ham, Chelsea dhe Aston Villa – ata mund të arrijnë vetëm 56 pikë.
Përveç kësaj, United është në prag të daljes matematikisht jashtë garës për top pesëshe.
Humbja e së dielës në Newcastle është e 115-ta e tyre që nga largimi i Sir Alex Ferguson në vitin 2013.