Manchester City ka thyer ‘makthin’ e finaleve të humbura në Superkupën e Anglisë, e njohur si “Community Shield”.
“Qytetarët” kanë rikthyer këtë trofe pas një serie negative prej tre finaleve radhazi paraprake të humbura.
Blutë e Manchesterit mposhtën ata të Kuqtë e Manchesterit përmes penalltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, me golat e realizuar nga Garnacho (82′) dhe Bernardo Silva (89′).
Në penallti te Man City gaboi pikërisht realizatori i skuadrës në kohën e rregullt, Bernardo Silva, kurse te Man United gabuan Jadon Sancho dhe Jonny Evans.