Manchester City ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Ayyoub Bouaddit, në një nga operacionet më të mëdha të kësaj merkatoje.
Sipas Fabrice Hawkins, marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe transferimi tashmë është në fazën finale. Paketa totale mund të arrijë deri në 100 milionë euro, përfshirë bonuset dhe shtesat.
Lille ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e talentit francez, ndërsa Bouaddi kishte arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn që në muajin korrik.
18-vjeçari shihet si një nga talentet më premtues të futbollit francez dhe tani pritet të bëhet pjesë e projektit të Pep Guardiolës.
Manchester City ka vendosur të investojë fuqishëm te Bouaddi, duke e parë atë si një futbollist për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen e klubit.
Transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti, me marrëveshjen që mund të arrijë shifrën spektakolare prej 100 milionë eurosh me bonuse.






