Manchester City ka bërë një lëvizje të madhe për Enzo Fernández, duke i dorëzuar Chelsea një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh për mesfushorin argjentinas.
Sipas gazetarit César Luis Merlo, kampionët anglezë kanë vendosur të hidhen fuqishëm në garë për 25-vjeçarin dhe tashmë kanë paraqitur ofertën e tyre te Chelsea.
Enzo Fernández është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës londineze dhe transferimi i tij te Manchester City do të ishte një prej lëvizjeve më të bujshme të kësaj merkatoje.
City e sheh mesfushorin argjentinas si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe tashmë ka bërë hapin konkret me një ofertë prej 120 milionë eurosh.
Mbetet për t’u parë se si do të përgjigjet Chelsea ndaj kësaj oferte të majme dhe nëse do të pranojë të negociojë për largimin e një prej yjeve kryesorë të skuadrës.






