Politologu, Albinot Maloku ka deklaruar se Donika Gërvalla nuk do të duhej të ishte zgjedhur deputete nëse siç ka thënë ai ‘vota do të bazohej në meritën e punës katërvjeçare’.
Sipas tij gjatë mandatit të Gërvalles si ministre e Punëve të Jashtme diplomacia e Kosovës ka pësuar fiaskon e vet më të madhe.
Ndërkaq dy prej deputetëve të cilët për Malokun e kanë fituar me meritë pozicionin e deputetit janë Nezir Kraki dhe Ilir Kerçeli
“Nëse flasim për individë specifik që duke u angazhuar maksimalisht dhe meritueshëm e kanë marrë pozicionin e deputetit është Nezir Kraki dhe Ilir Kerçeli. Në qoftë se do të ishte bazuar të matej vota me meritën e punës katërvjeçare unë mendoj se Donika Gërvallen nuk do të duhej ta kishim as deputete. Pra duke qenë ministre e Punëve të Jashtme që në vazhdimësi e kam quajtur diplomacia e Kosovës ka pësuar fiaskon e vet më të madhe”, ka thënë në Tëvë1.