QIKA me aksion para Qeverisë së Kosovës, hedhin ngjyrë të kuqe në shkallët e objektit

- Advertisement -

Organizata QIKA ma mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Ato kanë vendosur një parrullë me mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindës”.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni, ato kanë hedhur ngjyrë në kuqe në shkallët hyrëse të objektit të ekzekutivit të vendit.

Pas rastit të mbrëmshëm, ka pasur reagime të shumta, pasi që Arlinda Zekaj e kishte alarmuar situatën e saj, por shteti kishte dështuar ta mbronte atë.

Gjithashtu, për të mërkurën, është thirrur dhe një protest komëbtare që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit