Hoxhaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Shteti ka dështuar në detyrën e tij më themelore – mbrojtjen e jetës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt në Pejë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një krim të rëndë dhe alarm për shtetin.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se është e papranueshme që një grua të kërkojë mbrojtje nga institucionet dhe më pas të humbasë jetën, duke kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional.

“Kur një qytetare paralajmëron rrezikun, shteti ka detyrim ta mbrojë! Nuk mjaftojnë deklaratat e dënimit dhe ngushëllimet. Duhet hetim i plotë dhe përgjegjësi për çdo dështim institucional”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se mbrojtja e jetës është detyrimi më themelor i shtetit dhe se dështimi për t’i mbrojtur gratë nga dhuna përbën dështim të rëndë institucional.

“Kur shteti nuk arrin t’i mbrojë gratë nga dhuna, dështon në detyrën e tij më themelore – mbrojtjen e jetës!”, ka deklaruar Hoxhaj.

Në fund të reagimit, ai i ka shprehur ngushëllime familjes Zekaj.

Të ngjashme

Të fundit