Sadiku nuk merr pjesë në seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt: Mos na thirrni me mbajt fjalime, veproni – Shtetin e keni në dorë

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt që do të mbahet sot në Kuven din e Kosovës.

Ai ka thënë se në këtë seancë do të miratohet rezolutë koti që pas dy ditësh e harrojnë vetë.

“Seanca kemi mbajtë pothuajse pas çdo vrasjeje. Rezoluta kemi miratu me dhjetëra. E gratë vazhdojnë me u vra. Unë nuk shkoj në këtë seancë. E keni zinxhirin komandues në dorë. Shkarkoni ata që vetë i keni emëru. Kërkoni përgjegjësi. Merrni masa konkrete. Shtetin e keni në dorë. Policinë, drejtësinë, institucionet”, ka shkruar Sadiku.

Ai i ka thënë VV-së të mos thërrasin seanca për të mbajtur fjalime për viktimat por të veprojnë që të mos ketë viktima tjera.

“Mjaft me rezoluta. Mjaft me fjalë. Përgjegjësi”, ka shkruar Sadiku.

 

Të ngjashme

Të fundit