Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV do ta përkrahë PDK-në

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar e VV-së, Arbërie Nagavci ka folur rreth vendimit të kthimit të Ligjit për Speciale në Kuvend.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci potencoi se tashmë Parlamenti përballet me dy mundësi.

“Ne e dimë që proceduralisht pas kthimit të Projektligjit nga Presidentja, janë dy mundësi, që Kuvendi me 61 vota ta hedh poshtë vendimin e presidentes, apo e kundërta, ta miratojë propozimin për rikthimin e Projektligjit”, u shpreh Nagavci.

Ajo shtoi se kjo çështje do të trajtohet me kujdes.

“Qëndrimet e Lëvizjes i dini. Vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë gabim krijimi i Dhomave të Specializuara. E dyta, vlerësojmë se aktgjykimi për dënimin e krerëve të UÇK-së është i padrejtë, dhe e njëjta çështje duhet të adresohet kujdesshëm në Gjykatën e Apelit. Sa i përket ligjit specifik, i kemi pasur dilemat tona. Është keq që jemi në një situatë që u kthyem në pikën zero…”, u shpreh ajo.

“Përpara se të deklarohemi se a jemi pro mbështetjes së PDK-së në këtë pikë, duhet të dimë se çfarë po kërkon PDK-ja të ndryshojë, cilat nene specifikisht”, shtoi deputetja.

Të ngjashme

Të fundit