Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Feronikeli 74, Albin Prapashtica, i cili ishte protagonist kryesor në fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj FC Dukagjinit.
Prapashtica realizoi dy gola në fitoren 3:0, duke dhënë kontribut vendimtar në sigurimin e tri pikëve të rëndësishme për skuadrën e tij. Me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, efikasitetin para portës dhe angazhimin gjatë gjithë takimit, ai u dallua si një nga futbollistët më meritorë të kësaj xhiroje.
🏆 Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit
👏🏻 Urime Albin, për këtë vlerësim!






