18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Maloku: Dyfytyrësia e faktorit ndërkombëtar ka qenë e padurueshme

- Advertisement -

Analisti politik, Albinot Maloku, duke komentuar deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili e ka quajtur “çështje emergjente humanitare”, vendimin për dinarin, tha se dyfytyrësia e faktorit ndërkombëtar në këtë diskutim, ka qenë e padurueshme.

Megjithatë, Maloku nuk e cilësoi si çështje emergjente, duke thënë se metodat e presionit tanimë do të përdorën në forma të ndryshme.

“Dyfytyrësia e faktorit ndërkombëtar ka qenë e padurueshme. Sot kur po shoh mos vendosmëri të drejtuesve të shtetit të Kosovës, që po provojnë ta lënë në hije këtë përqasjen ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që ka qenë jashtëzakonisht dyfytyrëshe ndaj Kosovës. Tani a është fenomen humanitar, metodat e presionit a do të përdoren nga më të ndryshmet. A mund të konsiderohet si çështje humanitare, normalisht që jo, për faktin që këto të holla, këto të mira materiale këta qytetarë që po i marrin, është në s’përputhje ilegjitime për rregullin e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, deklaroi Maloku në emisionin “Infonata” në Tëvë1.

“Çështje emergjente humanitare” e quajti Escobar situatën në të cilën “disa prej pjesëtarëve të komunitetit serb prej më të cenueshmeve” e kanë gjetur veten pas ndalimit të dinarit nga qeveria kosovare, për çka ka kërkuar “të adresohet menjëherë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit