Enis Neziri është përforcimi më i ri i Malishevës, skuadrës që bën gara në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva, të martën e prezantoi Nezirin pak ditë para fillimit të sezonit 2026/27.
18-vjeçari është sulmues i krahut kurse Malishevës i bashkohet me një përvojë të veçantë nga futbolli anglez.
Ai është zhvilluar në akademitë e skuadrave të njohura anglez si Southampton, Chelsea e Fulham kurse prej vitit 2016 ishte pjesë e Queens Park Rangers ku vazhdoi rrugëtimin e tij.
Te Malisheva po e shohin Nezirin si talent të madh, i cili do ta ndihmojë klubin në arritjen e objektivave.
Ndeshjen e parë në sezonin e ri të elitës së futbollit kosovar, Malisheva e luan këtë vikend në udhëtim te skuadra e Vushtrrisë.






