Mesfushori ofensiv, Eduard Rroca është përforcimi më i ri i skuadrës së Dritës nga Gjilani.
Rroca, të martën u prezantua te kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, një ditë pas trajnerit Ardian Nuhiu që kthehet te Drita.
Rroca është një prej goditjeve më të mëdha të këtij afati kalimtar të verës në Kosovë, duke pasur parasysh përvojën e tij.
33-vjeçari i bashkohet Dritës pas karrierës së pasur në futbollin turk, ku ka luajtur për Istanbulsporin, Manisan dhe Ankaran.
Në Shqipëri, Rroca ka bërë karrierë te skuadrat si Luftëtari, Egnatia, Tërbuni e Kukësi kurse te Drita po shihet si përcorcim i rëndësishëm për sezonin e ri.
Te skuadra e Dritës pritet të ketë edhe përforcime tjera gjatë kësaj jave duke pasur parasysh synimet e mëdha të ekipit në sezonin 2026/27.






