Malisheva e ‘shkatërron’ Llapin në “Zahir Pajaziti”

- Advertisement -

Malisheva është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës, dhe këtë e ka bërë në mënyrën me spektakolare të mundshme.

Pas humbjes nga Dukagjini në mesjavë, Malisheva e Thomas Brdaric e ‘shkatërroi’ Llapin e Tahir Batatinës.

Malisheva fitoi 4-0 në “Zahir Pajaziti”, me ndeshjen që i takoi xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Vusal Isgandarli e hapi serinë e golave në këtë përballje, me azbekun që shënoi në minutën e 41-të.

Pasi pjesa e parë përfundoi me shifrat prej 1-0 për mysafirët, këta të fundit shënuan edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë.

Xhemajl Ibishi shënoi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 57-të, derisa tre minuta më vonë, Lorent Talal e trefishoi epërinë e Malishevës.

Mark Bushaj shënoi në minutën e 84-të për 4-0 dhe epilogun e takimit.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 13-të pikëve pas gjashtë xhirove në Superligë.

Ndërkohë, Llapi mbetet në tri pikë, në vendin e tetë, me vetëm një fitore e pesë humbje./GazetaExpress

Të ngjashme

Të fundit