Opinionisti Agon Maliqi ka vlerësuar se pas zgjedhjeve vendi mund të përballet sërish me nevojën për konsensus politik, sidomos për zgjedhjen e presidentit.
Por, sipas tij, në varësi të rezultatit zgjedhor, marrëveshja mes partive mund të jetë e domosdoshme edhe për formimin e qeverisë.
“Ne mund të vijmë prapë në një situatë, pas zgjedhjeve dhe me shumë gjasë do të vijnë në një situatë ku do të ketë nevojë për konsensus, por kësaj here çështja mbetet që ndoshta do të ketë nevojë vetëm për presidentin, por varësisht nga rezultati, mund të ketë nevojë për konsesus edhe për qeverinë”, tha ai në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.






