Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Mali, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin. Ai ka folur për projektet e tij muzikore, për jetën pas mbarimit të reality show-t dhe raportin q ka me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai tregoi se me personat që ka qëndruar kur ka qenë brenda në shtëpinë e BBV, takohet dhe mban komunikim edhe jashtë.
Pjesë nga intervista:
Ke marrë shumë mesazhe nga vajzat?
Kam marrë
Pra, kanë parë te ty një djalë të sjellshëm, të kujdesshëm, që kthen përgjigje kur duhet.
Shumë bukur
mirë? Po jap cilësitë e tua që pashë në Big, jam gabim? Jo. Ke patur shumë komente të mira kënga dhe ke patur shumë suport nga miqtë e tu brenda shtëpisë së Big Brother. Vazhdon të kesh të njëjtin miq apo janë shtuar dhe të tjerë rrugës?
Të njëjtit miq por janë shtuar dhe rrugës.
A është dikush prej tyre që ndoshta brenda shtëpisë nuk ke patur ndonjë marrëdhënie shumë të afërt, por ndoshta tani pas daljes keni parë gjëra të tjera në karakterin e njëri-tjetrit dhe mund të jeni afruar?
Me të njëjtin që kam qëndruar brenda, po rri dhe jashtë.
Pra Ardit, Stenaldo, Nikol, kaq?
Stine, Armir, Alesio, Flori.






