Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, deklaroi se bashkëpunimi me kryeministrin në detyrë Albin Kurti është i vështirë, duke e akuzuar për ndryshim qëndrimesh brenda së njëjtës ditë.
“Po më kujtohet diskutimi i fundit i tij, fillon e flet për opozitën, i quan të gjorë e të mjerë. Po luan rolin e një fëmije që është i lazdruar deri në atë masë që nuk mundet ta ndalë veten,” tha Ismaili në emisionin “Interaktiv” në KTV.
Ai shtoi se i njëjti person që i ftonte partitë opozitare për bashkëpunim, pak më vonë i fyente publikisht.
Ismaili paralajmëroi gjithashtu rënie të votave të VV-së dhe rritje të PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.






