Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë një konference të përbashkët me autoritetet e Antimafias Italiane dha detaje mbi operacionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, duke deklaruar se janë caktuar 15 masa sigurie.
Braho deklaroi se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, ndërsa me kërkesë të Prokurorisë, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tjera, përfshirë shoqëri tregtare, automjete dhe llogari bankare.
“Janë caktuar 15 masa sigurimi personale, 10 nga GJKKO në Tiranë. Është një element i këtij rasti jo vetëm goditja e aktivitetit të trafikut të drogës, por edhe goditja e aktivitetet që ka rrjedhur nga kjo veprimtari.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar 1 mln euro para në gjendje cash, nga GJKKO në Tiranë pas kërkesës së Prokurorisë janë sekuestruar pasuri të tjera, shoqëri, automjete dhe llogari bankare”, tha nder te tjera Braho.






