9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Lutfi Haziri ndryshe nga Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja: Mbështesim zbatimin e të gjitha marrëveshjeve

- Advertisement -

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, u shprehën tejet të shqetësuar me lëshimet që sipas tyre Kurti i kishte bërë në bisedime.

Por, sot nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka demantuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se e mbështesin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

Madje kjo deklaratë është lëshuar në faqen zyrtare në Facebook të LDK-së.

Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen i cili ishte i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisari” – CMI.

Sipas njoftimit nga LDK-ja, në takim u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ndërlidhjen me procesin e integrimit evropian.

“Nënkryetari Haziri ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut për mbështetjen e këtij procesi me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshierjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së. LDK po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në kumtesën e LKD-së.

“LDK përsërit që Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

Por, mbetet shumë i paqartë ky ndryshim i qëndrimit të LDK-së. Pasi që një ditë pas takimit të Ohrit, Abdixhiku e kishte quajtur marrëveshjen si mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë. Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, kishte shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit