Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se ata që e ofendojnë ish-kreun e UÇK-së, sipas tij, janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë.
“Hashim Thaçi është vetë historia, ndërsa ata që e ofendojnë janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë”, ka shkruar Lushtaku.
Ky reagim i Lushtakut vjen pas deklaratës skandaloze të deputetit të LV-së, Fatos Gecit, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin që po gjykohet në Hagë.






