Arsenal po përgatitet për një vendim të madh lidhur me të ardhmen e trajnerit Mikel Arteta, i cili është nën presion pas rezultateve të fundit.
Nëse spanjolli largohet në fund të sezonit, kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Cesc Fabregas.
Ish-lojtari i Arsenalit po bën paraqitje të mira si trajner i Comos dhe konsiderohet si një projekt afatgjatë për klubin londinez.
Gjithçka do të vendoset në javët e fundit të sezonit, ku rezultatet do të përcaktojnë fatin e Artetës.






