Rikthehet Kupa e Kosovës, sot do të zbulohen dy finalistët

- Advertisement -

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale.

Ferizaj – Llapi dhe Dukagjini – Ballkani, do të jenë dy çiftet e sotme në ndeshjet që do të nisin prej orës 15:00.

Ferizajasit e kishin fituar lojën e parë ndaj llapjanëve në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe sot e kërkojnë finalen e madhe.

Ata do të drejtohen nga trajneri i ri, Arsim Abazi pasi u ndanë me Nevil Deden në fillim të kësaj jave pas barazimit me Prishtinën e Re.

 

Nga ana tjetër, llapjanët janë të vendosur për ta përmbysur rezultatin pasi e duan daljen në Evropë përmes kësaj gare.

Këto dy ekipe në Superligë nuk i kanë aspak mirë punët.

Ndërkohë, afër finales është edhe Dukagjini, i cili e siguroi një epërsi solide pas lojës së parë me Ballkanin në Suharekë (3:0).

Klinasit do të luajnë në shtëpi sot në kërkim të konfirmimit të finales, ndërsa e duan po ashtu daljen në Evropë përmes Kupës.

Nga ana tjetër, ekipi nga Suhareka duket se është më i fokusuar tek Superliga, ku synon të shpallet kampion.

Por, kjo nuk nënkupton se skuadra Portokalli nuk do ta tentojë përmbysjen, ndonëse një gjë e tillë duket vështirë e arritshme.

Të dyja ndeshjet e sotme do të nisin prej orës 15:00.

Të ngjashme

Të fundit