Mërgim Lushtaku ka paralajmëruar mundësinë dhe është shprehur në favor që Fatmir Limaj të jetë pjesë e listës së PDK-së.
“Emri i tij është përmendur”, tha ai për RTV21.
Sipas Lushtakut, ende nuk ka vendim përfundimtar.
“Duhet të pritet deri në datën e fundit”.
Ai tha se personalisht e mbështet rikthimin e Limajt në PDK.
“Fatmir Limaj është ndër themeluesit e PDK-së”.
Lushtaku shtoi se PDK do të garojë pa koalicione.
“Lista e saj do të përmbajë ‘befasi’ të shumta”.






