16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Lushtaku nga Tirana: Zoti e bekoftë kombin shqiptar!    

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku është duke marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, Lushtaku ka publikuar një fotografi në Facebook, duke shkruar se 28 Nëntori është ditë madhështore dhe historike për shqiptarët.

“Mbledhja e parë e përbashkët e të dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë  dhe Kosovës, le të shënohet si mundësi e parë për korrigjim të historisë së padrejtë kundër shqiptarëve. Kjo ditë edhe pse duket simbolike, nga përmbajtja është madhështore dhe historike. Gjithashtu, në këtë ditë të veçantë për kombin tonë nuk guxojmë të harrojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën sakrificë nuk do të mund të vinim lirshëm dhe të kuvendonim së bashku. Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit