Avokati Tomë Gashi duket se nuk ka dashur të mbetet spektator në zhvillimet me profilin anonim “Lule Gjeli”. Teksa ky profil pretendon se, pasi “e kanë mbytur Astrit Deharin”, tash po përpiqen ta “mbytin” edhe atë, Gashi është shfaqur mes personave që e kanë pëlqyer postimin.
Ndonëse “like”-u në Facebook nuk përbën kontratë për përfaqësim juridik, kur vjen nga Tomë Gashi, mund të lexohet edhe si versioni digjital i “Jam këtu.”






