Në prag të finales së madhe të Champions League ndaj Arsenal më 30 maj, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka treguar qartë ambiciet e klubit parisien për të mbetur në majën e Evropës edhe një sezon tjetër.
Tekniku spanjoll deklaroi se fitimi i një Champions League është i rëndësishëm, por sipas tij legjendat krijohen vetëm duke e mbrojtur trofeun sezonin pasues.
“Historia nuk shkruhet duke fituar Champions-in e parë, por duke fituar të dytin radhazi. Kjo të bën vërtet legjendë”, u shpreh Enrique para supersfidës me Arsenalin.
Ai shtoi se beson plotësisht te skuadra e tij dhe dëshiron që të gjithë lojtarët të jenë maksimalisht të përgatitur për finalen e madhe, pasi PSG synon të shkruajë histori me triumfin e dytë radhazi në kompeticionin më prestigjioz evropian.






