Loriana Kuka ka mbetur pa medalje olimpike, pasi në “Paris 2024” u mposht në rrethin e dytë nga xhudistja ukrainase, Ylyzaveta.
Përmes rrjeteve sociale, Driton Kuka e ka mbështetur xhudisten – të cilën e ka familjare, shkruan Indeksonline
“La Zvicrën tash e 8 vjet, për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare. Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëjë krenar familjen, ekipin dhe kombin shqiptar”, shkruhet në një pjesë të reagimit nga Driton Kuka
Kujtojmë që në “Paris 2024”, Kosova deri tani i ka fituar dy medalje dhe të gjitha nga sporti i xhudos.
xhudos./Indeksonline/