Llapi nënshkruan me një italian simpatik, ishte edhe në Bologna

- Advertisement -

KF Llapi ka kompletuar transferimin e sulmuesit Kevin D’Almeida, i cili nga sot është pjesë e klubit llapjan.

21-vjeçari italo-togolez, i lindur në Modena të Italisë, luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe me 1.90 metra gjatësi përfaqëson një profil të fuqishëm për repartin ofensiv.

D’Almeida është formuar në Itali, ku ka qenë pjesë e akademive të Bologna FC dhe Reggiana, ndërsa karrierën profesionale e ka vazhduar në Austri, Estoni, Slloveni dhe Bullgari.

D’Almeida ka firmosur kontratë me klubin kosovar në vitin 2029, duke u bërë pjesë e projektit për sezonet në vazhdim.

Të ngjashme

Të fundit