Pas publikimit të rezultateve në garën e Granit të performancës komunale, ku komuna e Drenasit është e para për herë të tetë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar duke deklaruar se qytetarët e Drenasit, nga zemra e Kosovës, me kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit dhe shtetndërtim, kanë qenë, janë dhe mbesin kampion.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale!
Drenasi, tetë herë kampion i qeverisjes së mirë, transparente e llogaridhënëse, është arritje e qytetarëve të cilët bashkëpunuan dhe kontribuan për këtë çmim në nivel nacional.
Tetë herë kampion, flet për përkushtimin e Asamblesë për të vepruar në mënyrë efikase e përtej interesave partiake, është dëshmi e përkushtimit të Kabinetit tim dhe administratës profesionale në shërbim të qytetarëve.
Falënderim i veçantë shkon për ekipin e Grantit të performancës në komunën tonë në krye me Afrim Prokshin, si dhe institucionet ndërkombëtare, ambasadat e Suedisë dhe Zvicrës, Zyra e BE-së dhe MAPL.
Barazia para ligjit dhe zbatimi i tij, janë norma të instaluara në komunën tonë shumë vite përpara, tashmë, korrim rezultate në vijim, hera e tetë kampion të qeverisjes lokale.
Kemi punuar dhe kemi shumë punë për të bërë, qytetarët e Drenasit, nga zemra e Kosovës, me kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit dhe shtetndërtim, kanë qenë, janë dhe mbesin kampion.
Qytetarë të komunës së Drenasit, qytetarë kampionë, gëzuar titulli i tetë!
https://www.facebook.com/share/14qzGCsVqZz/?mibextid=wwXIfr






