7.7 C
New York
Monday, November 16, 2026

Buy now

Nga drejtimi i rajonit policor më të vlerësuar në Kosovë, në pozitë këshilltari – transferimi i Lumni Graishtës

- Advertisement -
Kolonel Lumni Graishta, i cili për afro tetë vjet udhëhoqi Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, është emëruar këshilltar i drejtorit rajonal në Ferizaj. Lëvizja vjen vetëm dy muaj pasi drejtoria që ai udhëhiqte ishte renditur e para në Kosovë në vlerësimin e performancës së Inspektoratit Policor të Kosovës.

 

Vendimin e ka bërë të ditur vetë Graishta, përmes një mesazhi drejtuar kolegëve, ku ka konfirmuar se sistemimi i tij në pozitën e re është bërë me vendim të menaxhmentit të Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë

Pas 8 vitesh në cilësinë e Drejtorit Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, sot me vendim të menaxhmentit të PK-së jam emëruar Këshilltar i Drejtorit Rajonal në DRP Ferizaj.

Sot, vërtetë dua të ndaj me ju krenarinë dhe falënderimet e pafundme për angazhimin, profesionalizmin, bashkëpunimin dhe të arriturat tona të.përbashkëta

Në një organizatë me mbi 10.000 punonjës siç është Policia e Kosovës lëvizja e personelit është proces i vazhdueshëm e i përhershëm. Nevojat operative të organizatës për çdo ditë diktojnë domosdoshmërinë e ndryshimeve në strukturën organizative, atë operative dhe funksionale në të gjitha nivelet,duke mos përjashtuar edhe çështjet menaxheriale. Shumica e eprorëve (përfshirë edhe mua) janë pothuajse në përfundim të mandatit të dytë (gati 8 vite e disa madje edhe më shumë). Jo vetëm për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit por edhe në rrethana normale, një rotacion eventual do të duhej të ndodhte nëse jo më heret, pikërisht tani. Ka dy arsye thelbësore për risistemim të stafit komandues dhe atë:
E para: pas një periudhe 7-8 vjeçare në të njëjtin pozicion është e pamundur të mos familjarizohesh me personelin, rrethin dhe ambientin ku punon dhe,
E dyta:pas përafrimit (familjarizimit) me të lartpërmendurit, me ose pa dashje, me ose pa vetëdije, shpeshherë kufizohesh në vendimmarrje, e krejt kjo frenon në masë të madhe funksionimin normal të organizatës/institucionit.
Dhe në fund, risistemimi ose eventualisht një rotacion i tillë duhet t’i shërbej operacionalitetit dhe funksionalitetit më të mirë të organizatës, kuptohet, duke marrë në konsideratë performancën, gatishmërinë, aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara dhe të identifikuara nga gjithësecili punonjës.

Të ngjashme

Të fundit