15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Lladrovci për heroin Ilaz Kodra: Lirinë e atdheut e kishte ideal madhor

- Advertisement -

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të heroit Ilaz Kodra, dhe qindra martirëve të fshatrave të Drenasit dhe Skenderajt, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe dhe la vendosur lule në memoriale bashkë me Memli Krasniqi, kryeyar i PDK-së dhe zyrtarë të nivelit qendror e lokal.

Postimi i z. Lladrovci:

Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të heroit Ilaz Kodra dhe dëshmorëve të Vërbocit, Shtuticës, Gllobarit, Dashecit, Baksit, lagjes Gashani dhe fshatrave përreth, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur buqeta me lule, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, deputetë, zyrtarë të nivelit qendror e lokal, pranë bustit të Heroit dhe memorialet kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë në këtë datë, para 25 vitesh.

Heroi Ilaz Kodra, Komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, na la modelin e luftëtarit e atdhetarit të paepur, i cili lirinë e atdheut e kishte ideal madhor. Dëshminë e atdhedashurisë, shoku im, Ilazi e kishte dhënë në rininë e hershme, ndërsa në Qafën e Mullarit, e konfirmoi se vdekja nuk e trembë. Jeta dhe vepra e heroit Ilaz Kodra, është vlerë e kombit!

Lavdi e përjetshme heroit Ilaz Kodra!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/Upx1rhQ2YQmvv2Yh/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit