Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

- Advertisement -

omandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka takuar sot në kampin “Film City” në Prishtinë gjeneralmajor Stephen Osborn, gjeneral adjutant i Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu për të diskutuar kontributin e shteteve që kontribuojnë me trupa në mision dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe zhvillimit në Kosovë.

KFOR-i ka theksuar se mbetet garantues i qëndrueshëm i stabilitetit, duke u zotuar të vazhdojë përmbushjen e mandatit të tij dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë akterët relevantë.

Takimi është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të KFOR-it për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit