13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Lladrovci në Prekaz: Këtu filloi çlirimi i Kosovës, këtu fillon zotimi për ta fuqizuar shtetin

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me Memli Krasniqin dhe drejtuesit qendror e lokal të PDK-së, kanë bërë homazhe dhe vendosën kurora me lule në Memorialin “Adem Jashari” dhe në Marinë, raporton Scanner.

Lladrovci ka shkruar se “këtu filloi çlirimi i Kosovës, këtu, sot e çdo ditë jona, fillon me zotimin për ta fuqizuar shtetin, shtetësinë dhe interesin qytetar, barazinë para ligjit dhe mirëqenien, ashtu siç e deshtën heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, me krerët e PDK-së, të prirë nga kryetari Memli Krasniqi, deputetë, kryetarë komunash, anëtarë kryesie të nivelit qendror e lokal të PDK-së dhe qytetarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vënë buçeta me lule në Memorialin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Memorialin e dëshmorëve në Marinë.

Epopeja e UÇK-së, e Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe Jasharajve heroik para 24 vitesh, na riktheu në rrugën e nderit, krenarisë dhe sakrificës të cilën bota deri atë ditë nuk e kishte parë, për çlirim.

Këtu filloi çlirimi i Kosovës, këtu, sot e çdo ditë jona, fillon me zotimin për ta fuqizuar shtetin, shtetësinë dhe interesin qytetar, barazinë para ligjit dhe mirëqenien, ashtu siç e deshtën heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Në këtë përvjetor të lavdisë së Jasharajve, fizikisht nuk janë në mesin tonë udhëheqësit e luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shokët tjerë, të cilët padrejtësisht mbahen larg Kosovës, familjeve dhe radhëve tona. Besoj fort se kjo padrejtësi do të korrigjohet dhe uroj që përvjetorin tjetër, këtu do të jemi së bashku për të shprehur nderim para madhështisë së Jasharajve.

Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve heroik!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit