28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjeti në dhomë armë, kokainë e marihuanë

- Advertisement -

Një person është arrestuar të dielën në Graçanicë pasi gjatë kontrollit në një dhomë ku ai ishte duke qëndruar, janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 6 gram dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3 gram.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje dhe për posedim i substancave narkotike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit