Ramiz Lladrovci i ka dhënë përkrahje të plotë kadidates së PDK-së, Blerta Deliu Kodra, duke theksuar se ajo është zë i kthjellët, i qartë dhe i përkushtuar jo vetëm për Drenasin e Skenderajn, por për krejt Kosovën.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Vota për Blertën e PDK-së, me numër 13, është votë për një nënë e bashkëshorte shembullore, njohëse e politikave qendrore e lokale, është zë i kthjellët, i qartë dhe i përkushtuar jo vetëm për Drenasin e Skenderajn, por për krejt Kosovën.
Ftoj qytetarët ta votojnë Blerta Deliu Kodrën, e cila është frymëzim për vajzat e gratë në jetën publike dhe qëndron fort në anën e zhvillimit të shtetit, përparimit dhe fuqizimit të subjektivitetit tonë shtetëror. Vota për Blertën, është votë për Stop krizës. Ndrysho Kosovën!
#PDK125 #b13rta
https://www.facebook.com/share/1DNiDDszHM/?mibextid=wwXIfr






