12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Lladrovci: Më 2 prill, të dëshmojmë se udhëheqësit tanë nuk janë vetëm as kurrë nuk do të jenë të vetëm

- Advertisement -

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi” që do të mbahet më 2 Prill, në shenjë solidarizimi me ish udhëheqësit e UÇK-së dhe shtetit të Kosovës.

“Le të jetë Marsh që shënon dhe manifeston fuqinë e lirisë tonë në përkrahje të liderëve tanë, të liderëve të Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Më 2 Prill, ftoj qytetarët e komunës së Drenasit dhe të gjithë ata që e duan Kosovën, të jenë të pranishëm në “Marshin për Drejtësi”, në Prishtinë.

Ky Marsh, le të jetë solidaritet me udhëheqësit tanë, për të treguar se nuk janë vetëm, as kurrë nuk do të jenë të vetëm.

Le të jetë Marsh që shënon histori për drejtësi, çfarë nuk është parë deri sot në Republikën tonë.

Le të jetë Marsh që shënon dhe manifeston fuqinë e lirisë tonë në përkrahje të liderëve tanë, të liderëve të Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit