Lladrovci: Jo Shqipëri të djegur, o shqiptar!

- Advertisement -

Me rastin e ngjarjeve të rënda në protestat në Shqipëri, ka reaguar Ramiz Lladrovci i cili ka theksuar se formula “digje, digje”, nuk mund të jetë mentalitet i cili e do Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Postimi i tij në fb:
Energjia pozitive nuk i ka munguar Shqipërisë në kthesat historike. Formula “digje, digje”, nuk mund të jetë mentalitet i cili e do Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Ecja e Shqipërisë, drejt vlerave integruese evropiane, është më e madhe se çdo kauzë si Zvërneci, kushtet e studentëve apo kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit.

Shqipëria është në kilometrin e fundit të maratonës integruese, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë. Narrativet e armiqve tradicional të kombit tonë, të bashkuara qoftë edhe me pakënaqësitë e arsyeshme individuale, Shqipërisë nuk mund t’ia ndalin ecjen përpara.

Urtësia e veprimeve, dialogu dhe mirëkuptimi i ndalin mesazhet e shëmtuara nga rrugët e Tiranës. Ndryshimi i qeverisjes bëhet me votë, jo me “digje, digje”. Jo Shqipëri të djegur, o shqiptar!

https://www.facebook.com/share/1DLJUELJWY/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit