24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Lladrovci i prekur thellë nga vdekja e Jeff Bieley: Gjithmonë në zemrat tona!

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur dhimbje të madhe me rastin e vdekjes së Jeff Bieley, mikut të madh të tij, të Kosovës dhe kombit.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Lajm i trishtueshëm, sot, Kosova dhe kombi mbetën pa një dashamir të jashtëzakonshëm, e unë pa një shok të papërsëritshëm, ka ndërruar jetë, Jeff Bieley!

I bashkohem dhimbjes së madhe të familjes dhe dashamirëve të Xhefit! I përjetshëm është kujtimi për Jeff Bieley!

Xhefi, ishte një personalitet i rrallë i lidhur ngushtë me lirinë e Kosovës, si gazetar e raportues, si funksionar i lartë ndërkombëtar, si njeri i terrenit, të vërtetës tonë në hapat e parë drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Ai, më shumë se kushdo, e dinte çmimin që paguanim për lirinë tonë, njëherësh, kontribuoi që ajo liri të arrihet sa më parë.

Pata mundësinë ta takoj rastësisht, por, ai mbeti mik imi i përjetshëm, falë kontributit për shtetndërtim e shtetformim, si përgjegjës në shumë fusha, por, atë të papërsëritshmen e kishte kontributin për çlirimin e Kosovës, ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë, lirinë e barazinë për të gjithë.

Gjithmonë, Xhefi do të jetë në kujtesën time dhe të familjes Lladrovci, për sinqeritetin dhe dashurinë për Kosovën dhe popullin e saj, për shqipen e tij amerikane, për angazhimin e arritjes së vlerave euro-atlantike në postet me rëndësi dhe shërbeu me nder.

Sot ne humbëm një njeri të madh që Kosova dhe popujt e Ballkanit i kanë shumë borxh, sepse, u angazhua çdo herë, për të drejtat e të gjithë popujve, për respektimin e ndërsjellë dhe për solidaritet ndër njerëzor.

Unë pata fatin ta kem shok e mik të papërsëritshëm, mik nga koha kur Kosovës i duheshin miqtë më së shumti, në kohën kur rrezikohej edhe qenia fizike e popullit tonë, në kohën kur Kosovës i duheshin më së shumti edhe mbrojtësit në skenën ndërkombëtare.

Ai, dashurinë për popullin tonë, e dëshmoi në çdo hap, andaj, Xhefi mbetet përjetësisht në zemrën tonë dhe të atyre që patën fatin të punojnë me të në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Sëmundja e rëndë të mori nga ne vetëm fizikisht, sepse, ai gjithmonë mbetet në zemrat tona.

I përjetshëm është kujtimi për Jeff Bieley!

https://www.facebook.com/share/p/H1SPzRfAfFgdHpJk/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit