21.6 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Lladrovci: Ditë përkujtimesh për heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit në komunën e Drenasit

- Advertisement -

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se sot ishte ditë përkujtimesh për heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit në këtë komunë.

“Krimet serbe të kësaj dite, ende nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, është ditë që nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit:

Ditë përkujtimesh për heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit në komunën e Drenasit

Bashkë me deputetet dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, me bashkëpunëtorë, me familjarë të dëshmorëve e martirëve dhe qytetarë të shumtë, kemi vendosur buqeta me lule dhe kemi bërë homazhe pranë memorialeve në Marinë, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Terstenik, Gllobar dhe Gllanasellë.

Ditë e mbushur me dhimbje, krenari e nderim për shokët, familjarët dhe qytetarët që nuk iu nënshtruan okupatorit, ditë e lotëve dhe kujtimeve krenare për çlirimtarët, për fëmijët, nxënësit, për djem e vajza, për burra e gra, pleq e plaka që u sakrifikuan për lirinë tonë.

Është ditë kur fizikisht u nda nga ne para 26 vitesh, çlirimtari i orëve të para, Komandant Ilaz Kodra, atdhetar dhe guximtar i rrallë për atdheun e kombin.

Krimet serbe të kësaj dite, ende nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, është ditë që nuk do të harrohet kurrë.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Ilaz Kodra!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/18HmKtpuah/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit