28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Liverpool mposht Sheffield Unitedin, i afrohet Arsenalit

- Advertisement -

Liverpool ka arritur ta mposht Sheffield Unitedin në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

“The Reds” edhe pse me shumë vështirësi arritën të fitonin me rezultat 0:2.

Skuadra e Jurgen Klopp e arriti me vështirësi ta kaloj mbrojtjen e vendasve, kur Trent Alexander-Arnold zgjodhi Virgil van Dijk, i cili arriti të shënojë për golin e parë të ndeshjes.

Liverpool gjeti edhe golin e sigurisë në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Dominik Szoboszlai.

Një tre pikësh vendimtare për Liverpoolin për sa i përket garës për titull, të cilët tani kanë fituar në mënyrë të jashtëzakonshme 10 ndeshjet e tyre të fundit në Premierligë që janë luajtur të mërkurën.

Sheffield United tani ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit kundër Liverpool-it, duke shënuar vetëm një gol – duke i lënë ata në fund të tabelës.

Liverpool tani ka vetëm dy pikë më pakë se lideri Arsenal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit