28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

United fiton derbin ndaj Chelseat, McTominay përsëri heroi i Ten Hag

- Advertisement -

Manchester United ka arritur ta mposht Chelsean në kuadër të Premierligës.

Në minutën e nëntë, “Djajtë e Kuq” humbën në mundësin ideale për të dal në epërsi, pasi Bruno Fernandes dështoi nga penalltia.

Por, United nuk fali Chelsean për herë të dytë, kur pas disa pasimeve të shpejta, ishte Scott Mctominay që finalizoi për 1:0.

Pavarësisht rasteve të shumta nga United, ishin mysafirët ata që gjetën golin e radhës.

Cole Palmer ishte heroi i Chelseas që barazoi rezultatin në 1:1.

United riktheu epërsinë në pjesën e dytë, dhe ishte përsëri Scott McTominay heroi i Ten Hag.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja e nisi këtë ndeshje nga banka rezervë, por ai hyri në pjesën e dytë, duke pasur ndikim të menjëhershëm.

Broja me një goditje me kokë ishte shumë afër barazimit, por shtylla e portës ndali goditjen e tij.

Ka qenë një fushatë e vështirë për të dyja skuadrat, pasi ato kalojnë nga një performancë më e ulët në tjetrën.

Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Chelsea bie në pozitën e dhjetë me 19 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit