18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

Lista Serbe në takim me Hovenierin, i ankohen për “lëvizjet e njëanshme” të Kosovës

- Advertisement -

Përfaqësues të Listës Serbe janë pritur sot në një takim nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ku thuhet se është biseduar për pozitën dhe problemet e popullit serb në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan pozitën jashtëzakonisht të vështirë të popullit serb dhe theksuan se si lëvizjet e njëanshme të regjimit në Prishtinë i zmbrapsën marrëdhëniet ndëretnike dhe e vendosën popullin serb në pozitën më të vështirë që nga viti 1999”.

“U kërkua që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen edhe më shumë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb, për të parandaluar lëvizjet e njëanshme dhe për të respektuar marrëveshjet e nënshkruara që garantojnë të drejtat e popullit serb”, u tha në një njoftim të Listës Serbe.

Udhëheqës i delegacionit ishte kryetari i LS, Zllatan Ellek, i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit