Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

- Advertisement -

 

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së.

Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen në top 10-shten e parë.

Sipas burimeve brenda kësaj partie, renditja do të jetë kjo:

Bedri Hamza
Urani Ismaili
Vlora Çitaku
Përparimi Gruda
Arian Tahiri
Sala Jashari
Rrahmani Rama
Arben Mustafa
Ganimte Musliu
Enver Hoxhaj
Kjo renditje duket se përfaqëson përkrahjen e votave që kandidatet kanë marrë në zgjedhjet e fundit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, mbrëmë ka treguar se kriter për renditje në listë do të jetë numri i votave që kandidatët kanë marrë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lisat e kandidatëve të PDK-së për deputet do të votohet sonte në mbledhje të Kryesisë së PDK-së.

Gazeta ka mësuar se kjo mbledhje do të mbahet në ora 20:00.

LDK-ja?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur të lë jashtë top 10 në listë Avdullah Hotin dhe Hykmete Bajramin.

Kështu ka mësuar gazeta Nacionale nga burimet e afërta me zhvillimet brenda LDK-së.

Sipas burimeve, Hykmete Bajrami, deri në këto momente, është planifikuar ta ketë numrin 12, kurse Hoti 11.

Bajrami e Hoti kishin qenë në mesin e kandidatëve më të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hykmete Bajrami ka pasur mbi 57 mijë vota, kurse Hoti mbi 44 mijë vota.

Të dy, nuk ishin pjesëmarrës në ceremoninë e bashkimit me Vjosa Osmanin.

Nacionale ka mësuar se në të kaluarën kriteri ka qenë me numër të votave, çka në këtë nuk është respektuar.

Nacionale ka mësuar gjithashtu se Arben Gashi do të jetë numër 28 në listë, e Janina Ymeri 24.

Është raportuar gjerësisht edhe më herët se formula që janë pajtuar Abdixhiku me Osmanin është që në top dhjetëshen e parë të jenë gjasht me katër raporti mes LDK-sl dhe Listës së Vjosës, ndërsa dhjetësha e dytë të jetë raporti katër me gjashtë për Listën e Vjosës.

Nuk dihet ende nëse kjo formulë edhe është aplikuar në listën që duhet të dorëzohet sot deri në ora 24:00.

Kohëve të fundit, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, por edhe Kujtim Shala, nuk kanë marrë pjesë në inaugurimin e rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK.

Kjo është lexuar gjerësisht për kundërshtimin e këtyreve të fundit ndjaj rikthinit të Vjosa Osmanit./nacionale.com

Të ngjashme

Të fundit