Hysen Durmishi ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së LVV-së, në zgjedhjet e 7 qershorit.
Durmishi ka bërë me dije se vendimin e mori në konsultim me kryetarin e partisë, Albin Kurti, dhe me kërkesë të veten.
“Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë” shkroi ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje.
E falënderoj Kryeministrin për mirëkuptimin dhe mbështetjen.
Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë.






