23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

- Advertisement -

Mbi urën e lumit Ibër që simbolizon ndarjen e jugut dhe veriut të Mitrovicës njerëzit kalojnë lirshëm e pa pengesa.

Por kjo urë nuk mundëson edhe lëvizjen e veturave, andaj paralajmërimi i hapjes së plotë nuk u pëlqeu ndërkombëtarëve, të cilët tërthorazi lanë të kuptohet se pa një dakordim në dialogun e Brukselit mund të nxiteshin tensione.

Edhe në Kosovë dikush ashtu po thotë. Hysen Gecaj, njohës i çështjeve të sigurisë vlerëson se hapja e asaj ure do të krijonte një krizë të re të sigurisë në veri.

“Tani se si do të manifestohet me aktivitete të ndryshme të dhunshme dhe sa do të jenë ato të dhunshme është çështje tjetër dhe e diskutueshme mirëpo se situata është tensionuar dhe mund të jetë edhe më e tensionuar sigurisht që po”, ka thënë njohësi i sigurisë Hysen Gecaj.

Qëndrim tjetër ka Drizan Shala, njohësi tjetër i kësaj fushe, i cili vlerëson se ky veprim nuk mund të shkaktonte trazira si në të kaluarën.

“Hapja e Urës se Ibrit apo urës historike që ka nda qytetin në dy pjesë padyshim në nivelin politik do të pasojë reagime të ashpra të cilat janë në vazhdën e përditshme të retorikës së faktorit ndërkombëtar, në aspektin e sigurisë dihet që me vendosjen e policisë dhe vendosjen e nivelit lokal gjërat kanë marrë trajektoren pozitive dhe nuk pres ndonjë incident që mund të përshkallëzoj situatën e sigurisë”, është shprehur Shala.

Për ta hapur këtë urë janë bërë shumë përpjekje, ndërsa në Bruksel janë arritur edhe marrëveshje, por pa sukses.

Në prill të 2023-s, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Veriore kishte marrë vendim për hapjen e urës. Zyrtarë të Qeverisë presin që deri në vjeshtë ky vendim të zbatohet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit