28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abdixhiku në Gjenevë: Duhet të zgjedhim a do të jemi pjesë e një politike me aleatë në krah, apo me ata që nxisin urrejtje

- Advertisement -

I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij pati kritika për qeverisjen në Kosovë, përderisa tha se programi politik “Rruga e Re” i LDK-së është zgjidhja për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe zymtësia që është futur nga kjo qeveri.

“Të tre vitet e gjysmë të shkuara, janë të humbura. Ato nuk kthehen më. Insistimi në mbrojtjen e tyre nga pushteti është model projektues i së ardhmes. Kjo e ardhme do të na vijë sikurse e tashmja. Pra të ardhmen e tyre e dimë! Ajo, e familjeve kosovare në mbijetesë. E pagave të pangritura sa ngritja e çmimeve, e projekteve të domosdoshme që s’bëhen kurrë, e një vendi që s’ka rrugëtim euroatlantik, e një pushteti të investuar në ndarje e përçarje para investimit në përbashkim “, tha Abdixhiku.

Sipas tij, bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodhë. Prandaj, rrugëtimi i LDK-së është i destinuar të jetë mes njerëzve të vendit.

“Atyre të harruarve që janë lënë në mëshirën e përballjeve të përditshme. LDK-në duhet ta mbajmë ku dhe ka nisur, mes popullit, zërit qytetar, nga ku buron dhe projeksioni ynë origjinal! Në fund, zgjedhja është fare e lehtë. Ne duhet të zgjedhim se a jemi pjesë e një politike që ndanë, apo një politike që përbashkon? A jemi pjesë e një politike që nxitë urrejtje, apo një që ndërton të ardhmen që si gjeneratë e kemi për borxhjemi pjesë e rrugëtimit të fortë me aleatë në krah, apo e zbrasjes, varfërisë e mbylljes!”, tha Abdixhiku gjatë këtij tubimi.

“Ne kemi gjetur rrugën tonë tashmë. Rruga e Re është zgjidhja! Le ta gjejmë rrugën e Kosovës tani”, përfundoi kryetari i kësaj partie, Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit