26.5 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Limaj i quan “argatë të Kurtit” ministrat: Ky duhet me dhanë dorëheqje

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, në 2 vjetorin e votimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për lajmi.net, ai thotë se kjo qeveri, nuk po punon asgjë, duke kritikuar kështu edhe qasjen e saj ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton Scanner.

“Ne kemi qeveri tërësisht jo-serioze, që nuk di çka është shteti dhe prioriteti. Qeveri drejtohet nga një njeri dhe të tjerët janë argatë të tij dhe fatkeqësisht asgjë dhe në asnjë hap nuk kanë tentuar të ndihmojnë aty ku thoni ju(Për krerët e UÇK-së). Kurti duhet të largohet dhe të jap dorëheqje për dështimet dhe mashtrimet e tij. Kurti është dashur të jap dorëheqje para marrëveshjes. A është ky që thojke s’di çka është presioni, kom qejf me pa qysh është presioni”, thotë ai.

Sipas Limajt, nga Kurtit duhet të pritet llogaridhënie, dhe në këtë formë e vetmja llogaridhënie është dorëheqja e Kurtit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit