-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Limaj: Bashkë do të punojmë për të sjellë qeverisjen që u përgjigjet nevojave të çdo qytetari

- Advertisement -

Fatmir Limaj ka njoftuar se Sot ka takuar ekipin e kandidatëve për deputetë të NISMA Socialdemokrate.

Ai në Facebook tha se do të punojmë për të sjellë qeverisjen që u përgjigjet nevojave të çdo qytetari.

Postimi i plotë:

Sot takova ekipin e kandidatëve për deputetë të NISMA Socialdemokrate, një ekip të përkushtuar profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh që ndajnë vizionin tonë për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë.

Ky ekip është pasqyrë e vlerave tona më të mira: ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e palëkundur për zhvillimin e vendit. Bashkë do të punojmë për të sjellë qeverisjen që u përgjigjet nevojave të çdo qytetari dhe për të realizuar vizionin tonë për një Kosovë të fuqishme ekonomikisht, të sigurt dhe krenare në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Sot dëshmuam se #veçVEPRA janë baza e forcës sonë. Tani është koha që, bashkë me qytetarët, të ndërtojmë të ardhmen që e meriton Kosova!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit