Ligjin për Çmimet Tavan, Hamza: Mos të krijohet përshtypja që qeveria përmes një mase administrative mund t’i ulë çmimet

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka shprehur rezerva të thella dhe kritika ndaj iniciativës së Qeverisë Kurti për Ligjin për Çmimet Tavan. Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon”, Hamza paralajmëroi se qasja e ekzekutivit për të ulur çmimet vetëm përmes masave administrative mund të sjellë pasoja të rënda për tregun dhe ekonominë e vendit.

Kreu i PDK-së shpejgoi se ulja e çmimeve kërkon veprime më komplekse dhe nuk mund të imponohet pa marrë parasysh koston e prodhimit apo të operimit të bizneseve.

Duke folur më tej pasojat ekonomike të një ndërhyrjeje të tillë nga shteti, Hamza argumentoi se caktimi i një çmimi tavan që është nën koston e produktit do të çojë në ndërprerjen e prodhimit. Ai shtoi se kufizimi ekstrem i marzheve të fitimit do t’i demotivojë tregtarët.

“Mos të krijohet përshtypja që qeveria, përmes një mase administrative, pa bërë shumë veprime të tjera, mund t’i ulë çmimet. Për shkak se nuk mund ta detyrosh një ndërmarrje me punu me humbje. Nëse ti e cakton çmimin e një produkti që prodhohet në një ndërmarrje nën koston e atij çmimi, ajo ndërmarrje do ta ndërpresë prodhimin. Nëse ti vendos çmim nën koston e atij produkti apo me një marzhë më shumë se minimale dhe s’ia lejon që ndërmarrja të fitojë edhe t’i mbulojë shpenzimet e veta operative, tregtarët nuk e tregtojnë atë produkt, largohen prej atij produkti. Unë jam kundër spekulimeve në treg, kundër abuzimit në situata të caktuara, por këtu duhet pasur një ligj të mirë, mirë i specifikuar dhe duhet me pasë kapacitete zbatuese të ligjit”, tha Hamza.

Të ngjashme

Të fundit